'Petriti u hodh nga dritarja i plagosur'/ Afërdita Laze rrëfen ngjarjen e rëndë

'Petriti u hodh nga dritarja i plagosur'/ Afërdita Laze rrëfen ngjarjen e rëndë

11:34, 22/01/2020
A+ Aa A-

Policia ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze në Allias, 4 ditë më parë. Burimet bëjnë të ditur se në kërkim është shpallur një i ri nga Skrapari, i afërm i tyre si dhe një fqinj.

Ndërkohë pak ditë pas ngjarjes Afërdita Laze ka treguar edhe njëherë për tentativën për grabitje në banesën e tyre ku dhe mbetën të plagosur.

Laze ka thënë se vajza e tyre Dejzi, ka dëgjuar zhurmën e autorëve të cilët pasi janë ngjitur në banesë kanë trokitur në derë, pasi vajza ka hapur derën dy personat e maskuar e kanë kapur prej flokësh dhe e kanë larguar në dhomë.

Më pas ka dalë Afërdita dhe e kanë qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur, Petriti ndodhej në dhomë në gjumë dhe kur ka dëgjuar krismën e armës ka dalë me vrap nga dhoma, autorët i kanë drejtuar armën dhe i kanë kërkuar çelësin e kasafortës.

Duke tentuar t'i nxjerrë jashtë, ata e kanë plagosur dhe e kanë mbyllur në banjo, ku më pas kryefamiljari edhe pse i plagosur është hedhur nga dritarja, ka marrë një levë dhe është ngjitur në banesë, por autorët pasi kishin kontrolluar banesën u larguan me shpejtësi pa mundur të marrin gjë.

Dejzi kishte lajmëruar dajën të cilit i kishte thënë hajde shpejt se po na vrasin po na vjedhin, më pas kishte lajmëruar policinë dhe ambulancën. Sipas Adërdita Lazes dy autorët ishin djem të rinj të moshave rreth 18- vjeç.

Afërdita dhe Petriti vijojnë të jenë në spital jashtë rreziku për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco