Vrau shokun/ Zbulohet emri i të kërkuarit për ekzekutimin te Astiri

Vrau shokun/ Zbulohet emri i të kërkuarit për ekzekutimin te Astiri

11:28, 22/01/2020
A+ Aa A-

Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu, ngjarje e ndodhur ditë më parë në zonën e Astirit.

Sipas burimeve, dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është Noel Dishi nga Dibra, banues në Sukth, shok prej shumë vitesh me viktimën dhe dy të rinjtë kishin udhëtuar në disa shtete të Evropës së bashku.

Të njëjtët burime pohojnë se pas pyetjes së familjarëve të autorit të dyshuar ata kanë marrë pohimin se e njihnin Vilson Tafçiun, madje u ishte prezantuar nga Noel Dishi si shok i tij.

Familjarët kanë deklaruar se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe Noel Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë por motivin e saj nuk e dine. Prindërit kanë pohuar se me të birin nuk janë takuar që një ditë para se të ndodhte vrasja.

Ende e errët mbetet arsyeja që çoi në përplasjen me armë mes dy shokëve, ndërsa si pistë është hedhur fillimisht dhe grindja për një vajzë.

Por burimet thanë se mes viktimës dhe autorit ka pasur konflikt për pazare droge disa vite më parë në Francë.

Ndërkohë burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë Tiranë bëjnë me dije se shkak i vrasjes së Vilson Tafçiut ka qenë një konflikt i çastit ndërsa është dokumentuar e gjithë ngjarja:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco