KLSH: Shqiptarët po konsumojnë midhje pa asnjë kontroll!

KLSH: Shqiptarët po konsumojnë midhje pa asnjë kontroll!

10:47, 22/01/2020
A+ Aa A-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë përfundime trishtuese nga auditimit që ka kryer në vitin 2019 në sektorin e peshkimit dhe të akuakulturës në Shqipëri. Problemet kanë rezultuar duke filluar që nga fakti që Ministria e Bujqësisë ka dështuar në plotësimin e kuadrit ligjor dhe ligji i Akuakulturës i 2016-ës ende nuk ka gjetur zbatim.

Duke kaluar tek siguria ushqimore, në raportin e KLSH-së thuhet se "Qendra e grumbullimit të midhjes në Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për çertifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit, pra sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe çertifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore. Konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll”, theksohet në raport.

Mirëpo, problemet nuk mbarojnë këtu. në raport thuhet se "ekonomitë e rritjes së rasatit të Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë nuk furnizohen mjaftueshëm me ujë dhe cilësia e tij nuk është në parametrat e duhura. Ekonomia e Linit nuk ka një mol i cili do të ndihmonte për të rritur efektivitetin e procesit të hedhjes së rasatit në liqen. Ekonomia e Zvezdës nuk punon me kapacitet të plotë pasi nuk arrin të furnizohet mjaftueshë me ujë."

Më tej nënvizohet se anijet e peshkimit nuk kanë pajisjen përkatëse të identifikimit dhe lokalizimit automatik dhe mungesa e sistemit të sinjalizimit satelitor rrezikon të mbyllë eksportet e peshkut për Shqipërinë, duke e klasifikuar aktivitetin e peshkimit si të paligjshëm, të paregjistruar dhe të parregulluar.

Aktiviteti i peshkimit dhe akuakulturës nuk monitorohet me inspektim dhe kontroll 24 orë në 7 ditë, si rezultat inspektorët e peshkimit nuk mund të kontrollojnë peshkimin e paligjshëm.

RAPORTI I KLSH:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    zenepe 22/01/2020 16:55

    fuck off

    Arberi22/01/2020 11:03

    Po cfare ushqimi tjeter eshte i kontrolluar ne Shqiperi? Besoj ky kultivuesi midhjeve spaska paguar gjoben dhe ujkonjat e rilindjes qenkan per sulm KÇK. Qeveri e degjeneruar kontrolloni te gjithe ushqimet duke filluar me bukën te parën, me mishin qe vjen nga jasht sallameritë me cfarë mishi bëhen dhe ushqimet e tjera qe i ka skaduar dt skadencen qe ne luften e dyte boterore dhe po i konsumojne shqiptaret. Nuk jam kundra qe midhjet te kontrollohen dhe ne qofte se jane jashte standartit te bllokohen por shteti sumës te shikoj dhe ushqimet qe konsumojne perdite populli se sëmundjet jane perhapur vetëm nga ushqimet.

    Shto koment

    Denonco