Krimi tronditës/ Çfarë kërkoi prokuroria për vrasësin e muzikantit dhe mësueses

Krimi tronditës/ Çfarë kërkoi prokuroria për vrasësin e muzikantit dhe mësueses

10:27, 22/01/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar burg përjetë për Apostol Kostën, i cili vrau në vitin 2017 dy të afërmit e tij për një mur, Aleko dhe Afërdita Kosta.

Ngjarja ndodhi pas disa proceseve gjyqësore për prishjen e një muri, ku më pas Kosta mori armën e zjarrit dhe qëlloi mbi çiftin, ndërkohë që në vendngjarje u gjetën dhe dy granata.

Ka qenë prokurori Emëror Kasaj, ai që ka lexuar pretencën për të pandehurin Kosta, duke i kërkuar trupit gjykues dënimin me burgim të përjetshëm, për akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Si ndodhi ngjarja:

Vrasja e dyfishtë ndodhi në tetor të 2017-ës në lagjen “Palorto” të qytetit për konflikte pronësie me kushëririn e tyre. Apostol Kosta 70 vjeç, pasi bëri krimin, qëlloi edhe veten, duke u plagosur. Një palë shkallë të ndërtuara nga Apostol Kosta, që dilnin 4 metra në oborrin e kushëririt të parë, janë shkaku i ngjarjes. 

Gjykata kishte vendosur që 70-vjeçari të prishte shkallët, që nisnin nga brenda oborrit të tij po dilnin në atë të fqinjit kushëri, vendim me të cilin nuk kishte rënë dakord i moshuari.

Kujtojmë se Aleks dhe Afërdita Kosta, ishin një çift i njohur në qytetin e Gjirokastrës, pasi burri i familjes ishte një muzikant i njohur, ndërsa ajo mësuese mjaft e respektuar.

zonë. Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco