I arrestuari për vrasjen e bosit shqiptar të muzikës, drejt ekstradimit në Angli Flamur Beqiri me motrën e tij Misse Beqiri

I arrestuari për vrasjen e bosit shqiptar të muzikës, drejt ekstradimit në Angli

09:00, 22/01/2020
A+ Aa A-

Një i ri suedez është arrestuar në aeroportin e Kopenhagenit me dyshimin se ka vrarë bosin shqiptar të një kompanie regjistrimi, Flamur Beqirin, me disa plumba në sy të gruas dhe fëmijës së tij në vigjilje të Krishtlindjes dhe mësohet, se ai mund të ekstradohet në Britaninë e Madhe për t'u gjykuar, atje ku kreu krimin.

Viktima Flamur “Aleks” Beqiri, 36 – vjeç, kishte pasur të bënte me disa vrasje bandash në Suedi në kohën kur ai ishte një njërëzit më të kërkuar në Suedi, shkruan Daily Mail.

Beqiri, baba i dy fëmijëve, u qëllua me breshëri plumbash para syve të gruas Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij jashtë shtëpisë së tyre prej 1.5 milionë stërlinash në Battersea, në jugperëndim të Londrës, në 24 dhjetor 2019.

Një zëdhënës I Policisë Metropolitane tha: “Një burrë 22 vjeç u arrestua në Aeroportin e Kopenhagenit në Danimarkë në 20 janar pas një urdhër arresti europian si i  dyshuar për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai po mbahet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit për në Mbretërinë e Bashkuar”./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco