Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Bosi shqiptar/ Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Flamur Beqirit

Bosi shqiptar/ Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Flamur Beqirit

08:56, 22/01/2020
A+ Aa A-

Një person u arrestua në Danimarkë për vrasjen që tronditi jo vetëm Londrën, por edhe opinionin publik shqiptar. Në vigjilje të Krishtlindjes u qëllua për vdekje shqiptari Flamur Beqiri, 36 vjeç.

Ai u vra pranë shtëpisë së tij luksoze në Londër, në sy të gruas dhe djalit të vogël.

Një 22-vjecar është arrestuar të hënën në Danimarkë në aeroportin e Kopenhagenit.

Ai po vinte nga Tajlanda, kur u prangos pas një urdhri arresti europian. I dyshuari është në pritje të ektradimit për në Britani.

Sky News raporton se i arrestuari akuzohet për vrasjen e Flamur Beqirit, për të cilin policia mendon se ka lidhje me botën kriminale në Suedi.

36-vjeçari u qëllua disa herë nga një person i vetëm. Shqiptari me nënshtetësi suedeze jetonte në Londër prej disa vitesh. Ai është përfolur se ka lidhje edhe me atë që njihet si grabitja më e madhe në Danimarkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco