'Dogji gomat' para komisariatit, Policia censuron pamjet për të shpëtuar efektivin e saj

'Dogji gomat' para komisariatit, Policia censuron pamjet për të shpëtuar efektivin e saj

21:50, 21/01/2020
A+ Aa A-

Pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve ku një i ri xhironte makinën luksoze përpara komisariatit nr në Tiranë, reagon Policia e Shtetit.

Përmes një njoftimi për shtyp, uniformat blu shprehen se kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit.

Njoftim i i Policisë Tiranë

"Xhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme.

Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave  përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme".

Por Policia e Shtetit ka manipuluar videon në tentativë për të nxjerrë të larë efektivin e saj që pa live gjithë skenën dhe nuk reagoi.

Në videon e publikuar prej saj është hequr pjesa kur Polici del nga hyrja kryesore e komisariatit, sheh makinën që xhiron gomat dhe nuk bën asgjë.

Dy videot e mëposhtme flasin vetë...

Videoja e Policisë

Videoja e pacensuruar

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco