Historia shokuese e nënës që i ra foshnja nga pallati/ Dy vajza të vdekura, një tjetër....

Historia shokuese e nënës që i ra foshnja nga pallati/ Dy vajza të vdekura, një tjetër....

21:31, 21/01/2020
A+ Aa A-

Dy vajza të vdekura, një tjetër i ra nga pallati/ Historia shokuese e nënës që sot i vdiq foshnja

Librazhdi është tronditur nga një ngjarje e rëndë në familjen Belba ku një foshnje 3 muajshe është gjetur e vdekur nga e ëma mëngjesin e sotëm pasi e kishte lënë në shtëpi pa mbikëqyrje teksa kishte shkuar në dyqan për të blerë qumësht.

Detaje të reja për ngjarjen kane dale ne drite ku sipas raportimeve, nëna e fëmijës, ishte martuar për herë të dytë pas vdekjes së ish-bashkëshortit, ndërsa bashkëqytetarë të saj thonë se ajo kishte edhe një lidhje jashtë martesore.

Gjithashtu bashkëshorti i nënës së 8 fëmijëve ndodhet në burg, i denoncuar prej kësaj të fundit për ushtrim dhune në familje.

Dëshmi  thonë se foshnja 3 muajshe nuk ishte krejtësisht vetëm. Në banesë ndodhej edhe djali i saj adoleshent që po flinte gjumë dhe është zgjuar nga britmat e të ëmës pasi ka parë foshnjen 3 muajshe, të gjinisë femër, pa jetë në karrocën e saj.

Nëna e foshnjës është shprehur se ka shkuar për të blerë qumësht në dyqan, dhe kur është kthyer në banesë e ka gjetur fëmijën e saj pa frymë.

Ndërkohë një mikeshë e zonjës tregon e pikëlluar sesi ndodhi ngjarja:/ Vizion Plus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco