U qëllua me tre plumba jashtë një lokali, miqtë vendosin qirinj në vendin e krimit

U qëllua me tre plumba jashtë një lokali, miqtë vendosin qirinj në vendin e krimit

20:09, 21/01/2020
A+ Aa A-

Vilson Tafçiu (Noka) humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një atentat në zonën e Astirit, në rrethana ende të paqarta.

Ditën e sotme miqtë e tij kanë shkuar në vendin ku i riu humbi jetën dhe kanë vendosur qirinj në kujtim të tij, duke shprehur edhe pikëllimin e tyre në rrjetet sociale.

“Mos o vllau jem nuk na besohet! Më është këput shpirti.”- shkruan një person.

Mësohet se 28-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe mbrëmjen e kaluar po konsumonte kafe në një lokal të njohur në zonën e Astirit me dy vajza kur u nxor jashtë dhe u ekzekutua.

Po kështu mësohet se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes, me iniciale N.D. nga pamjet e kamerave të sigurisë. Nisur dhe nga e kaluara e viktimës, policia ka arritur të identifikojë autorin që thuhet se ishte i njohur i viktimës, ndaj dhe ai ka dalë jashtë lokalit kur është thirrur.

Tafçiu rezulton se ka shkuar në Francë më 7 mars 2018 dhe vetëm një javë më pas, më 12 mars, është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Autoritetet franceze e kanë dënuar me një vit burg, prej ku ka bërë 8 muaj paraburgim dhe më 6 nëntor 2018 është deportuar në Shqipëri.

     

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco