VIDEO/ Shqiptari u kap me gjysmë milioni euro kokainë, ja pamjet kur qeni antidrogë zbulon drogën në kamion

VIDEO/ Shqiptari u kap me gjysmë milioni euro kokainë, ja pamjet kur qeni antidrogë zbulon drogën në kamion

17:37, 21/01/2020
A+ Aa A-

Një 37 vjeçar shqiptar u arrestua dy ditë më parë nga policia italiane menjëherë sapo zbriti nga trageti i linjës Durrës-Ankona, ku iu sekuestruan 16 kg heroinë.

Sipas medias vendase lënda narkotike ishte e ndarë në 14 pako dhe ishte fshehur brenda një hapësire metalike poshtë sediljes anësore të pasagjerit të një furgoni.

Substanca narkotike u zbulua fal një qeni antidrogë. Ekzaminimi me skaner dhe inspektimi i hetuesve bëri të mundur zbulimin më pas të fundit të dyfishtë dhe drogën brenda.

Substanca narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe në 3,775 euro para të gatshme, që besohet se ishin të ardhura nga veprimtaria e paligjshme. Lënda narkotike e cilësisë së pastër do t’i sillte të arrestuarit rreth 500 mijë euro të ardhura.

Dalin pamjet e sekuestrimit të gjysmë milioni euro heroinë në Ankona, mbërriti nga Durrësi on Vidnews.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco