Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Mjeti del nga rruga në autostradë, vdes 22-vjeçari

Mjeti del nga rruga në autostradë, vdes 22-vjeçari

17:12, 21/01/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në Rrogozhinë. Një mjet mësohet se ka dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas dinamikës së ngjarjes, i aksidentuari ka humbur jetën në vendngjarje.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë, ku një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar, ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i automjetit, 22-vjeçari me inicialet O.L.

Kavajë/Informacion Paraprak.

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco