Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Kërkoi lirinë/ Gjykata merr vendimin për Shullazin dhe grupin e tij

Kërkoi lirinë/ Gjykata merr vendimin për Shullazin dhe grupin e tij

13:56, 21/01/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Emiljano Shullazit dhe katër anëtarëve të tjerë për ndryshim të masës së sigurisë. Gjyqtarët që morën vendimin për rrëzimin e kërkesës së Shullazit ishin Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë erdhi pas disa vendimeve për lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, ku duket se dhe Shullazi kërkon të njëjtat përfitime.

Vetëm në këtë fillimviti janë bërë publike lirimi nga burgjet i dy anëtarëve të bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani, si dhe Ergys Kolaverit, nga ana e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Dokle ishte dënuar me burg përjetë, por u lirua me kusht nga ana e gjykatëses së Krujës Enklejeda Hoxha, ndërsa Sulejmanit iu falën rreth 5 vite burg, që i kishin mbetur nga dënimi me 25 vite.

Kujtojmë se Shullazi është dënuar me 14 vite burg nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda, vendim me të cilin ai nuk ka rënë dakord asnjëherë.

Shullazi është dënuar me 12 vjet për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj”, 10 vjet burg për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim”, dhe në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimit për disa vepra penale, i pandehuri Emiljano Shullazi dënohet me një burgim të vetëm prej 14 vitesh burgim.

Nga ana tjetër Shullazi u shpall i pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka, i pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, pasi nuk provohet fajësia e tij, i pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Adriatik Kërçuku.

Po ashtu Gjykata shpalli të pafajshëm Shullazin për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës për shtetasin Mynyr Koni, pasi nuk provohet fajësia e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Taku21/01/2020 18:25

tani me reformen ne drejtesi eshte kollaj, gjen nje kontrat pune, i fut nje sjellje te mire, tip i qete, nga Burg i perjetshem konvertohet ne liri "nuk keni pare gje akoma.rrofte Ramoforma"

Shto koment

Denonco