Me makinë e me vrap/ Shqiptari u ikën xhandarëve, tenton të gëlltisë...

Me makinë e me vrap/ Shqiptari u ikën xhandarëve, tenton të gëlltisë...

13:43, 21/01/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar u arrestua nga xhandarmëria në Francë pas një ndjekje spektakolare. 

Xhandarmëria e rajonit Groisy nisi të kontrollonte një makinë të ndaluar buzë një fushe. Teksa tentuan të bënin kontrollin, shoferi i dha gaz mjetit.

Një xhandar arriti të thyejë dritaren në anën e shoferit, por automjeti vazhdoi rrugën. Disa metra më tutje, makina u përplas me një pemë të shtrirë.

Shqiptari braktisi makinën dhe vrapoi nëpër fushë, duke u futur në një pyll të dendur. Aty, ai u humbi nga sytë xhandarëve.

Disa minuta më vonë, shqiptari 23-vjeçar doli në anën tjetër të pyllit dhe më në fund u arrestua.

Teksa policia po mbërrinte te ai, shqiptari theu celularin dhe tentoi të gëlltisë kartën SIM. Me vete iu gjetën 925 euro, 1300 franga zvicerane, 100 denarë maqedonas dhe 700 lekë shqiptarë.

Një ekip qensh u vu në punë për të kontrolluar mjetin për drogë, por nuk u gjet asgj. Një kontroll në pyll, se mos shqiptari ka hedhur drogën, nuk zbuloi për momentin.

Në këto kushte, shqiptari duhet të deportohet. Ai u dërgua në një qendër ndalimi në Lion. Por nuk mbaron me kaq. Shqiptari do të procedohet për refuzim të bashkëpunimit me hetimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco