'Strasburgu': Qëlloi mjekun e njohur, do dëmshpërblehet me 15 mijë euro për...

'Strasburgu': Qëlloi mjekun e njohur, do dëmshpërblehet me 15 mijë euro për...

12:48, 21/01/2020
A+ Aa A-

Sulmi me thikë ndaj mjekut të njohur Ali Refatllari në vitin 2008 bëri bujë në opinionin publik jo vetëm për shkak të krimit, por sepse autori ishte një person tepër problematik që kishte kryer vepra të ngjashme edhe më parë. Arben Strazimiri qëlloi me thikë mjekun për t’u hakmarrë për vdekjen e të afërmit të tij gjatë një operacioni te kryer nga mjeku Refatllari. Ai u kap vetëm pak metra nga vendi ku qëlloi mjekun dhe pikërisht këtu fillon kalvari i gjyqeve që sëfundmi kanë përfshirë edhe vetë shtetin shqiptar.

Madje edhe pse kreu një krim dhe u dënua për të, Shqipëria duhet t’i paguajë Arben Strazimirit plot 15 mijë euro në formë dëmshpërblimi për trajtim jonjerëzor në burg, shkruan ABC News.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Straburgut së fundmi dhe është zbardhur ditën e sotme ku i kërkohet shtetit shqiptar të dëmshpërblejë Strazimirin për shkak se dënimin për krimin ndaj Refatllarit ai e kreu në një burg dhe jo në një spital psikatrik siç kishte kërkuar.

Historia nis gjatë gjyqit ndaj Strazimirit, ku ai kërkoi që të trajtohej në një spital psikatrik duke pretenduar se kishte probleme psiqike. Por, gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë duke vendosur që dënimin ta kryejë në një burg normal.

Pas këtij vendimi, Strazimiri e ka çuar çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut duke fituar atje kundër shtetit shqiptar.

Gjykata në mënyrë unanime deklaroi se ka gjetur “një dhunim të nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor apo degradues) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të kushteve të papërshtatshme të jetesës në spitalin e burgut ku z. Strazimiri është mbajtur i ndaluar nën kujdes të pamjaftueshëm psikiatrik, dhe dhunim të nenit 5 (e drejta për liri dhe siguri/e drejta për të ndalim të ligjshëm të vendosur shpejt nga një gjykatë), në veçanti për shkak të heqjes së vazhdueshme të lirisë së tij në një burg dhe jo në një institucion mjekësor për shkak se apeli i tij ndaj masës së ndalimit ka mbetur në pritje në Gjykatën e Lartë që nga viti 2016,” shkroi gjykata në një njoftim për shtyp të Martën.

Gjykata vëren gjithashtu se ka një dështim të gjatë të autoriteteve shqiptare për ndërtimin e një institucioni mjekësor për trajtimin e personave me sëmundje mendore të cilëve u është kufizuar liria me urdhër gjykate që kërkon mjekim të detyruar.

“Kjo është në thyerje të detyrimeve statutore vendëse dhe tregon për një problem strukturor,” thuhet në njoftim. Shqipëria urdhërohet që të krijojë institucionet e përshtatshme për këtë problem dhe të sigurohet që ankuesi të marrë psikoterapi dhe jo vetëm ilaçe.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco