Vrasja te Astiri/ Zbardhet dëshmia e vajzave që ishin me viktimën

Vrasja te Astiri/ Zbardhet dëshmia e vajzave që ishin me viktimën

12:35, 21/01/2020
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia që kanë dhënë në polici dy vajzat që shoqëronin mbrëmjen e djeshme pak përpara vrasjes Vilson Tafçiun.

Burime bëjnë me dije se vajzat kanë dëshmuar se një djalë e kishte thërritur Vilsonin në takim, dhe më pas kishin dalë jashtë nga dera anësore e lokalit.

“Një djalë u fut në lokal dhe thirri Vilsonin. Dolën jashtë lokalit nga dera anësore, pasi dolën e qëlluan me armë. Komunikuan bashkë në fillim pastaj e qëlluan, dukej sikur njiheshin më parë”, janë shprehur vajzat.

Rreth orës 20:45, Vilson Tafçiu ka qenë duke pirë kafe me dy vajza në një prej lokaleve më të frekuentuara në zonën e “Astirit”, në Unazën e Re, në Tiranë. Në atë kohë, brenda lokalit është futur një person, i cili është drejtuar te tavolina dhe i ka kërkuar 28-vjeçarit që të dilte për pak sekonda jashtë me të, pasi do të sqaronte diçka.

Të dy kanë kaluar në anë të lokalit, pranë një rrugice dhe brenda pak sekondash, ai është qëlluar me armë zjarri. Askush nuk ka qenë në gjendje mbrëmjen e djeshme që të tregojë se cilin drejtim kanë marrë autorët, pasi ndodhi vrasja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco