Drogë dhe blerje votash/ Lihet në burg vëllai i Robert Agës

Drogë dhe blerje votash/ Lihet në burg vëllai i Robert Agës

12:29, 21/01/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest me burg për të 7 te arrestuarit e operacionit “Tranzit” mes tyre Pajtim Aga, vëllai i ish-shefit të Qarkullimit Dibër, Robert Aga. Ky i fundit ka dalë në përgjimet e Bild ku ndër të tjera i thoshte Tahirit “Jam ushtari yt”.

Pajtim Aga, Edmond Rajta, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon (Paulin) Dodaj, Marsida Piperi, Arjet Halilaj u kapën të premten e javës së kaluar si pjesë e një bande narkotrafiku ku u sekuestruan 32 kg drogë e llojit “çokollatë”.

Policia ra në gjurmët e grupit kriminal pasi prokuroria e Dibrës kishte nën përgjim Pajtim Agën, i cili dyshohej për një veper tjeter penale. I vetmi që pranoi se droga i përkiste atij ishte Shkelzen Mazari. Dyshimet janë se Aga dhe Rajta çuan drogën në shtepine e Mazarit.

Nipi i këtij te fundit Devis Mija mori makinën dhe doli nga oborri i banesës, ndërsa policia e arrestoi 200 metra me tej. Sasia tjetër e droges u kap në Gjirokastër.

Masa e sigurisë arrest me burg për:

Edmond Rajta
Pajtim Aga
Shkëlzen Mazari
Devis Mija
Fatjon (Paulin) Dodaj
Marsida Piperi
Arjet Halilaj

Emri i Robert Agës u përfol jo pak vitin e shkuar për shkak se doli në përgjimet për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të 2016-s, të publikuara nga gazeta gjermane, “Bild”.

Shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari jot”

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme.

Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, 10 ditë pas telefonatës që vëllai i tij, Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri.

Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga fshati Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz21/01/2020 18:08

Ushtari tashi duhet ti kerkoje ndihme dy katnarve qe nuk e rrunin edvinin per opoziten, narit Ulsi dhe narit Xhemol qe me siguri edhe me ndihmen e bablokut te modh, kan me ja zgjdh hallin ushtarit te Saje terfilit.

Shto koment

Denonco