Lirimi i të fortëve/ KLGJ ‘lan duart’: Merret ILD me këtë punë

Lirimi i të fortëve/ KLGJ ‘lan duart’: Merret ILD me këtë punë

12:02, 21/01/2020
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi pas shqetësimeve të ngritura së fundmi në opinionin publik pasi një numër të dënuarish të rrezikshëm po fitojnë lirinë. Në deklaratën e tyre, ata thonë se nuk merren me procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve, pasi kjo është kompetencë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

“Duke marrë shkas nga disa zhvillime të kohëve të fundit dhe në vijim të kërkesave të përsëritura nga individë dhe institucione shtetërore në adresë të tij, Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron opinionin publik në lidhje me procedimin disiplinor të gjyqtarëve.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e përcakton Këshillin e Lartë Gjyqësor si organin përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe mbarëvajtjes së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve, si dhe për marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të të gjitha niveleve.

Në lidhje me këtë të fundit, neni 147/d i Kushtetutës parashikon se Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve. Pra, nuk është Këshilli i Lartë Gjyqësor, por Inspektori i Lartë të Drejtësisë, organi kushtetues i cili fillon procesin e kryerjes së verifikimit të shkeljeve disiplinore dhe të procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të ushtrojë kompetencat e verifikimit të ankesave ndaj veprimtarisë së gjyqtarëve, pasi këto i përkasin Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Për rrjedhojë, të gjitha kërkesat e depozituara pranë KLGJ nga individë dhe institucione shtetërore në të cilat ngrihen pretendime lidhur me shkelje disiplinore të gjyqtarëve, janë administruar rregullisht dhe do t’i përcillen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, menjëherë me krijimin e këtij institucioni,” thuhet në deklaratë.

Dje në Kuvend, Artur Metani u zgjodh në postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ai është vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni dhe ish-zyrtar i caktuar nga Edi Rama në një post të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kvnut21/01/2020 12:07

Hahaha burokracia italiane po instalohet fort. Mund te beje pune ne itali po ktu tek ne ca k do ky sistem ?

Shto koment

Denonco