Ngelet në burg/ ‘Eskobari turk’ ankohet: A keni ligje në Shqipëri?

Ngelet në burg/ ‘Eskobari turk’ ankohet: A keni ligje në Shqipëri?

11:21, 21/01/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg pa afat turkun Faruk Baybasin, i akuzuar si pjesë e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës. Kjo bandë njihet edhe si ‘Eskobarët e Turqisë’.

Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Turqia, përmes Spanjës në Francë si edhe për tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Për turkun fillimisht ishte caktuar masa e sigurisë me burg për 40 ditë, e cila mbaroi sot. Ndërkohë gjykata vendosi që ai të mbetet në burg pa afat, çka bëri që turku të debatojë me gjykatësi.

Baybasin: Dua të bëjë një pyetje. A është në fuqi ligji për të drejtat e njeriut në Shqipëri? Unë nuk kam qenë asnjëherë në Francë.

Gjyqtari Gert Hoxha: I kemi të gjitha ligjet, madje ligje që ju nuk i keni në Turqi.

Baybasin: Kam 40 ditë këtu, duhet të isha liruar, në bazë të të drejtave të njeriut.

Gjyqtari: Kur të shkoni në Francë kërkoni ndryshimin e vendimit, i cili u mbaron në vitin 2043. Ndaloj ekstradimin në Francë, vetëm nëse rezulton gjatë gjykimit që nuk mund të bëhet një gjë e tillë.

Banda e Baybasin mendohet se ka trafikuar mbi 14 miliardë euro drogë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco