Edhe Shullazi kërkon lirinë, vendimi merret sot

Edhe Shullazi kërkon lirinë, vendimi merret sot

10:43, 21/01/2020
A+ Aa A-

Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca pritet të mbahet në orën 12:00 në gjykatë, ndërsa prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, me seancat që zvarriten dhe i lënë vendin njëra tjetrës.

Kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë vjen pas disa vendimeve për lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, ku duket se dhe Shullazi kërkon të njëjtat përfitime.

Vetëm në këtë fillimviti janë bërë publike lirimi nga burgjet i dy anëtarëve të bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani, si dhe Ergys Kolaveri, nga ana e Gjykatës së Apelit në Tiranë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco