Vrasja makabre e shqiptarit në Itali ndodhi për 50 euro

Vrasja makabre e shqiptarit në Itali ndodhi për 50 euro

10:18, 21/01/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e Erion Morinës, 20 vjeçari nga Malisheva që jetonte në Itali, i cili është vrarë e më pas hedhur në lumë para disa ditësh nga kushëriri i tij Musli Morina, ndërsa mësohet se e gjithë kjo ka ndodhur për 50 euro.

Natën mes 16 dhe 17 janarit, dy të rinjtë dolën të pinin kafen në Naviglio të Italisë, ku pasi kanë konsumuar alkool, janë dehur. Pas këtij momenti mësohet se mes dy kushërinjve ka pasur një debat, që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit. Fill pas krimit, Musli Morina pranoi se e kishte vrarë kushëririn e tij.

Musliu ka treguar se që të dy ishin përdorues të rregullt të alkoolit dhe drogës.

Sapo dolën jashtë, ai e ka goditur Erionin dy herë në kokë dhe një herë në krah, me gotën që e ka marrë brenda barit ku ishin ulur më parë të dy. Nga këqyrja e trupit të të riut, mendohet se ai nuk ka ndërruar jetë nga goditjet, por pasi u hodh në lumë.

Aktualisht kushëriri i viktimës ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco