Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Udhëtonte me pasaportën e vëllait binjak, po policët gjermanë e zbulojnë shqiptarin

Udhëtonte me pasaportën e vëllait binjak, po policët gjermanë e zbulojnë shqiptarin

10:00, 21/01/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar 21 vjeç po udhëtonte me pasaportën e vëllait të tij binjak, kur zyrtarët e policisë po bënin kontrollimin e automjeteve në autostradën A8, shkruan pnp.de Bëhet fjalë për kontrollimin e realizuar të dielën në mëngjes në kufirin me Austrinë, afër Schwarzbach-ut.

I riu, i cili po udhëtonte me autobus për në Gjermani, u tregoi hetuesve një pasaportë të vlefshme shqiptare, transmeton albinfo.ch. Pasi që policët i hodhën një vështrim më nga afër fotografisë së pasaportës, u zbulua mashtrimi që kishte provuar ta bënte ai, thuhet në raportin e policisë, sipas Albinfo.ch.

Një krahasim i gjurmëve të gishtërinjve me sistemet e kërkimit policor zbuloi si të dhënat e sakta personale të 21 vjeçarit, ashtu dhe arsyen e mundshme të mashtrimit të tij në tentativë, përcjell albinfo.ch. U mor vesh se ndaj tij ishte shqiptuar tashmë një ndalim hyrjeje në Gjermani.

Policia Federale në Freilassing i bëri kallëzim penal të riut shqiptar për abuzimin me dokumentet e identifikimit që kishte bërë dhe për tentimin për hyrje të paautorizuar në Gjermani. Kështu, ajo e ktheu atë përsëri në Austri, po atë mbrëmje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco