Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Identifikohet autori i dyshuar/ Zbardhen të tjera detaje nga vrasja në Tiranë

Identifikohet autori i dyshuar/ Zbardhen të tjera detaje nga vrasja në Tiranë

09:37, 21/01/2020
A+ Aa A-

Policia ka një emër tashmë për autorin e dyshuar të vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Burimet thanë se autori i dyshuar është një person i njohur në rrethin shoqëror të viktimës. Për këtë arsye, policia ka sekuestruar aparatin celular të Tafçiut për të zbardhur më shumë detaje nga komunikimet e fundit që ai ka pasur.

Mësohet se autori i dyshuar që është shpallur në kërkim ka inicialet N.D. Mësohet se blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit por nuk e kanë gjetur. Kjo ka bërë që të shtohen më shumë dyshimet mbi këtë person, bëri me dije gazetarja e News 24.

Vilson (Tafçiu) Noka 28 vjeç ishte në shoqërinë e dy mikeshave të tij në një bar buzë rrugës kryesore në Unazë të Re (Astir) kur u thirr nga një person ende i paidentifikuar. Ai doli jashtë bashkë me personin në fjalë dhe pak minuta më pas u qëllua me 3 plumba pistolete.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një pistoletë TT që nuk dihet ende nëse i përket autorit apo viktimës. Ka sekuestruar edhe një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët. Deri më tani mendohet se kanë qenë dy persona, njëri që e ka nxjerr në pritë dhe tjetri që e ka qëlluar me psitoletë në rrugicën e errët anash lokalit.

Po kështu policia ka sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi ngjarja por edhe të lokaleve të tjera përreth zonës. Po kaq ka marrë dëshminë e vajzave që ishin në tavolinë ne Ndokën si dhe të persona të tjere që ishin në lokal. ABC News raporton se nuk ka qenë një konflikt i çastit, por një vrasje e mirëorganizuar. 

Tafçiu ka pasur një të shkuar kriminale, dyshohet i përfshirë në disa trafiqeve e të drogës, si heroinë dhe marijuanë ndaj edhe është deportuar nga Franca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco