Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

U arrestua në Francë për drogë, ja kur u kthye në Shqipëri 28-vjeçari...

U arrestua në Francë për drogë, ja kur u kthye në Shqipëri 28-vjeçari...

22:16, 20/01/2020
A+ Aa A-

Syri.net zbulon detaje të reja mbi të shkuarën e viktimës së atentatit të sotëm në Tiranë.

Burime nga Policia thanë për Syri.net se, 28-vjeçari Vilson Tafçiu kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer në Shqipëri.

Viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Mësohet se viktima ka ikur nga Shqipëria më 7 mars të 2018 në drejtim të Francës, ndërsa në 12 mars 2018 është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike ku është dënuar me një vit.

Ka bërë 8 muaj paraburgim dhe më 6 nëntor 2018 është deportuar nga Franca në Shqipëri.

28-vjeçari i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit ishte me origjinë nga Dibra, ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco