Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Ja kush është 28-vjeçari i vrarë mbrëmjen e sotme në Tiranë

Ja kush është 28-vjeçari i vrarë mbrëmjen e sotme në Tiranë

21:27, 20/01/2020
A+ Aa A-

Mësohet emri i viktimës së atentatit të ndodhur para pak minutash në zonën e Astirit në Tiranë.

Syri.net mëson se, ai është 28-vjeçari Vilson Tafçiu.

Siç raportuam edhe më herët, viktima ka qenë i ulur në një bar, së bashku me një dy vajza, dhe më pas është thirrur jashtë ku është qëlluar me tre plumba.

Sipas asaj që mëson Syri.net, policia ka shoqëruar në komisariat vajzat që shoqëronin në lokal 28-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco