‘Gabimi më i madh i jetës’/ Dënohet shqiptari, u kap me 18 kg kokainë

‘Gabimi më i madh i jetës’/ Dënohet shqiptari, u kap me 18 kg kokainë

18:03, 20/01/2020
A+ Aa A-

Një gjykatë në Bon të Gjermanisë dënoi me gjashtë vite e gjysmë burg një shqiptar, i cili u kap me 18 kilogramë kokainë.

Shqiptari 37-vjeçar po udhëtonte nga Amsterdami për në Itali, kur u kap nga policia gjermane.

Korrieri i drogës rezultoi pozitiv pas një testi për drogën. Por policia nuk po e gjente drogën. Atëherë ndërhyri qenushja nuhaëtse, Ula. Ajo zbuloi 18 kg kokainë të fshehur në vende të ndryshme në makinë. Po ashtu u gjetën edhe 2 mijë euro.

37-vjeçari shqiptar, baba dhe jurist, tha se kishte probleme financiare dhe borxhe, prandaj kishte bërë udhëtimin si korrier droge.

“Ky ishte gabimi më i madh i jetës sime,” tha 37-vjeçari në gjyq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco