Pengmarrja në Kamzë/ Asnjë gjurmë nga pengu, vëllezërit të dënuar për drogë në Angli

Pengmarrja në Kamzë/ Asnjë gjurmë nga pengu, vëllezërit të dënuar për drogë në Angli

17:47, 20/01/2020
A+ Aa A-

Megjithëse kanë kaluar 3 ditë nga pengmarrja e 49-vjeçarit Jak Prenga, në Kamëz, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të tij. Me thellimin e hetimeve është hedhur poshtë pista paraprake e hetimit për një konflikt të çastit.

Polica është orientuar te konfliktet që 49-vjeçari mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të vëllezërve, të cilët vuajnë dënimin për drogë në Angli.

Një tjetër fqinj i 49-vjeçarit, i cili e njeh atë prej 20 vitesh, nuk gjen dot shpjegim për ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, Prenga ishte njeri i mirë dhe pa probleme.

Në polici, familjarët e 49-vjeçarit, baba i 3 fëmijëve, nuk iu kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur gjatë punës së tij si emigrant në Greqi apo ndonjë dyshim për konflikte që kanë shkak rekordet kriminale të vëllezërve të dënuar për trafik droge në Angli.

49-vjeçari Jak Prenga u mor peng mesditën e së premtes në Kamëz nga 2 persona të pa identifikuar, të cilët lëviznin me një makinë Range Rover të bardhë. Polica nëpërmjet kamerave të sigurisë gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të Fushë-Krujës./ bw

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco