Pas Endrit Dokles, të cilit Gjykata e Krujës i fali vitet e burgimit, një tjetër anëtar i Bandës së Durrësit është liruar para kohe nga qelia, duke i kaluar shërbimit të provës me një arsyetim të çuditshëm nga gjykata e Fierit.
Sardian Sulejmani kishte edhe 4 vite, 10 muaj dhe 17 ditë burgim për të kryer, kur gjyqtari Piro Sota në Fier vendosi ta lirojë me arsyetimin se është ‘tip i qetë dhe I qëndrueshëm emocionalisht.
“Urdherohet lirimi i menjehershem i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës.
Pas lirimit mësohet se Sardian Sulejmani do të punojë si punëtor terreni në kompaninë “Kombi Invest”, pasi ai ishte tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.
“Me aktin ‘Premtim për lidhje kontrate pune’ të dt.17.07.2019, administratori i shoqërisë ‘Kombi Invest’ sh.p.k, Ulis Gjata , ka marrë përsipër punësimin e kërkuesit me detyrën “punetor tereni” në rast se ai do të lirohet nga burgimi”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës.
Një ndër arsyet që i siguroi Sulejmanit lirimin me kusht fakti se ai nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.
© SYRI.net
Ky nxitim në lirimin e parakohshëm tê kriminelêve tregon se zgjedhjet janë tek porta. O burra se po vijnë votimet, gjithë kriminelët jashtë, kështu e do zakoni i rilindjes krimit.