Policia e ka shpallur në kërkim, ish-drejtori i ALUIZN-it sfidon drejtësinë, homazhe për mikun e tij në facebook

Policia e ka shpallur në kërkim, ish-drejtori i ALUIZN-it sfidon drejtësinë, homazhe për mikun e tij në facebook

17:15, 20/01/2020
A+ Aa A-

Edhe pse është në kërkim nga Policia, pasi një hetimi të hapur nga Prokuroria për shpërdorim detyre lidhur mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti, kjo nuk e ka penguar ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, që ti shprehë nga arratia ku ndodhet ngushëllimet familjes së mikut të tij që humbi jetën një ditë më parë.

Kur policia e ka shpallur në kërkim, Gjuzi ka zgjedhur rrjetin e tij social në në fb për të sfiduar drejtësinë, për të bërë homazhe për ndarjen nga jeta e mikun e tij të ngushtë.

Flamur Gjuzi shkruan në faqen e tij të Facebook se u përcoll në banesën e fundit miku dhe vëllai i tij, Ilir Tanko.

Në mesazhin e tij ish kreu i ALUIZNI-t i kërkon ndjesë që nuk ishte personalisht ti japë lamtumirën fundit, por shton se “ky është realiteti me të cilin jetojmë në këtë botë”.

‘Zoti po merr të mirët.

Pas Gencit sot u përcoll në banesën e fundit shoku, miku, vëllai tjetër i imi, Ilir Tanko. Më fal që nuk mund të isha pranë të të thosha lamtumirë sot, por ja që ky është realiteti në këtë botë që jetojmë. Lamtumirë Ilir, Ilirjan Tanko, në zemrën e të gjithë miqve që të deshën vërtetë do të jetosh përgjithmonë. Qofsh i xhenetit vëllai im.’shkruan Gjuzi.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Durres 20/01/2020 19:15

Ky Flamur Gjuzi ka bërë lëmsh te gjitha pronat qe ishin me pronar të vjetër duke legalizuar nëpër këto prona Objekte që drejtues perpara shkelnin ligjin po ti legalizonin, por Flamur Gjuzi nuk e rruajti fare se shkelte ligjin dhe duke i prish jetën njerëzve qe mbi pronat e veta legalizoj Objekte që skan lidhje me legalizimin. Nuk legalizohen bunker kasolle lopesh çadra kamioncina dhe ne vende qe nuk kishte Objekte fare dhe në prone te tjetrit Flamuri të legalizonte. Rilindja se kap dot nje njeri qe ka ardhë ne toke vetëm për të bërë keq. Dhe në polici kur punonte u dënonin njerëz të pafajshëm nga ky Flamur Gjuzi. Flamur Gjuzi ka dhe një histori në Durrës pranë një reparti ushtarak u dënuan 23 ushtarë dhe ushtarak prej intrigës që thuri Flamur Gjuzi.

Shto koment

Denonco