Ra nga 40 metra lartësi/ I riu nga Shqipëria humb jetën në Kosovë

Ra nga 40 metra lartësi/ I riu nga Shqipëria humb jetën në Kosovë

14:08, 20/01/2020
A+ Aa A-

Një i ri nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga 40 metra lartësi në kompaninë “Sharrcem” në Kosovë..

Burimet thonë se 35-vjeçari po punonte brenda fabrikës “Sharrcem” në qytezën e Hanit të Elezit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:00 të së hënës, ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga Shqipëria i cili po punonte në “Sharrcem” në Hanin e Elezit. Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash ndërkohë është nxjerrë nga sillosi trupi i tij i pajetë. Policia e Kosovës jemi duke e hetuar rastin për këtë vdekje”, ka thënë për Kohën Ditore Agim Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco