Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Merr flakë një banesë në Shkozet, zjarrëfiksja shkon në vendngjarje pa ujë

Merr flakë një banesë në Shkozet, zjarrëfiksja shkon në vendngjarje pa ujë

12:36, 20/01/2020
A+ Aa A-

Merr flakë një banesë në zonën e shkozeit por, zjarrefiksja është pa ujë për të shura zjarrin.

Në lagjen nr. 14 në zonën e Shkozetit në orët e para të mëngjesit të sotëm një banesë është përfshirë nga flakët.

Pas njoftimit nga familjarët, policia dhe forcat zjarrfikëse janë gjendur menjëherë në vendngjarje.

Pavarësisht se kjo e fundit nuk ka pasur ujë për të shuar zjarrin, kanë arritur të parandalojnë përhapjen e tij.

Burimet për syri.net bëjnë me dije se ky nuk është rasti i parë që forcat e ndihmës dhe shpëtimit gjenden të papërgatitura në situata të tilla.

Pavarësisht incidentit burimet policore informojne syri.net se nuk ka të lënduar dhe banesa ka pësuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë në vendngjarje po bëhet verifikimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco