Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

EMRAT/ Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohet kushëriri. Policia: U godit pas koke

EMRAT/ Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohet kushëriri. Policia: U godit pas koke

11:41, 20/01/2020
A+ Aa A-

Kamerat e sigurise ne zone kane nxjerre zbuluar autorin e vrasjes se shqiptarit ne Itali.

Mediat italiane shkruajne se eshte vene ne parnga autori i vrasjes se shqiptarit nga Kosova, Erion Morina, 20 vjeçari qe u gjet i pajete ne Naviglio të Italisë.

Ai dyshohet se është vrarë e më pas hedhur në lume nga kushëriri i tij Musli Morina, pas një konflikti te nisur mes tyre.

Policia e ka pasur fare te lehte te zbuloje krimin, pasi ka pare kamerat e sigurise ne zonen ku ndodhi ngjarja.

Nderkohe qe sipas hetimeve ka rezultuar se viktima eshte goditur me nje send te forte pas kokes, me pas eshte terhequr zvarre dhe eshte hedhur ne lume.

Kete e kane treguar kamerat e sigurise. Ne fillim duken dy djem qe ecin ne rruge e me pas mes tyre nis nje sherr.

Në një moment, Erioni goditet dy herë në kokë dhe një herë në krah. Djali humbet shume gjak. Personi tjeter qe eshte me te, e tërheq atë për rreth tridhjetë metra, deri prane kanalit dhe e hedh poshte.  Ndoshta shpreson që trupi të tërhiqet nga uji, por niveli është shumë i ulët dhe pas nja dy metrash ngec mes gurëve.

Me pas ai largohet dhe karabinieret e gjejne të nesërmen  në apartamentin me dy dhoma në të cilin jeton, ende ne shtrat, nderkohe qe ora ishte 11:00. Tashme pritet te perballet me drejtesine.

ImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco