Dëgjuam vajzën që bërtiti, Petriti vrapoi i pari, zbardhet deshmia e gruas së plagosur: Bertisnin, lekët, lekët..

Dëgjuam vajzën që bërtiti, Petriti vrapoi i pari, zbardhet deshmia e gruas së plagosur: Bertisnin, lekët, lekët..

10:32, 20/01/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur pjesë të dëshmisë në polici të Afërdita Lazes, e cila mbeti dje e plagosur bashkë me burrin e saj, pasi persona të maskuar tentuan ta grabisnin në banesë.

Balkanëeb ka siguruar dëshminë e gruas, e cila tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Gruaja, teksa ka rrëfyer momentet e tmerrit para oficerëve të policisë, kur persona të maskuar iu futën në banesë, ndërsa skena e dhunshme u zhvillua në sy të vajzës së saj 17-vjeçare.

“Ishim në dhome. Dëgjuam një zhurme dhe vajzën që bërtiti; “kush eshte aty?”. Doli Petriti (burri) të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar. Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm “lekët, lekët” dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi t’i nxjerrë jashtë nga shtëpia ata e qëlluan. Kur u afrova dhe mua me qëlluan dhe ikën me vrap”, tha gruaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco