Plagosja e çiftit Laze/ Grabitësit kishin informator të brendshëm: Hynë para se të binte alarmi

Plagosja e çiftit Laze/ Grabitësit kishin informator të brendshëm: Hynë para se të binte alarmi

09:48, 20/01/2020
A+ Aa A-

Petrit dhe Aferdita Laze ranë pre e një grabitje të armatosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias të Tiranës. Dy grabitësit e armatosur dhe me maska mësohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme e vilës dykatëshe buzë rrugës “Njazi Meka”. Grabitësit janë zbuluar nga vajza e 17 vjeçe e familjes e cila ka njoftuar prindërit.

Autorët, përveç se e kanë qëlluar me armë zjarri Petrit Lazen e kanë goditur edhe me sende të forta. Ndërsa Afërdira Laze ka marrë vetem një plumb në këmbë. Ata ndodhen në spitalin e Traumës, ku Petrit Laze paraqitet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa e shoqja është jashtë rrezikut për jetën.

Referuar burimeve ka mësuar se grabitësit kanë pasur informator të brendshëm. Këto dyshime janë ngritur nga grupi hetimor, pasi grabitja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze. Kujtojmë se ata janë pronarë të furrës së bukës “Laze” me disa pika në Tiranë.

Sakaq burimet thanë se vila kishte sistem alarmi dhe kamera sigurie. Duket se autorët kanë patur informacion edhe për këtë gjë, pasi alarmi i vilës aktivizohej në orën 22 30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme/

Grupi hetimor ka mbledhur disa prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. V|ila ka kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Ndërkohë mësohet se policia është duke verifikuar të gjithë personat që kanë hyrë dhe dalë në këtë banesë.

Çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze ndodhen në spital. 61-vjeçari i është nënshtruar një operacioni, pasi kishte marrë një plumb në bark. Sipas bluzave të bardha gjendja e tij shëndetësore është duke përmirësuar. E njëjta situatë paraqitet edhe për bashkëshorten 59 vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco