Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Plagosja në Tiranë/ Vajza 17-vjeçare dyshohet se pa skenën

Plagosja në Tiranë/ Vajza 17-vjeçare dyshohet se pa skenën

08:54, 20/01/2020
A+ Aa A-

Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias të Tiranës. Mjekët kanë konfirmuar gjendjen e rëndë shëndetësore të Petrit Lazes, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por qëndron nën kontrollin e mjekëve. Petrit Laze ka marrë një plumb në bark, ndërsa bashkëshortja një plumb në këmbë.

Dy persona të maskuar kanë hyrë në pjesën e pasme të shtëpisë.

Personi që ka njoftuar Petrit Lazen ka qenë vajza e tij, e cila ka ndjerë një zhurmë në katin e parë të banesë. Vajza 17-vjeçaree, Dejzi Laze gjendej brenda banesës në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa është marrë në pyetje nga policia për të dëshmuar atë çfarë ka parë pak para mesnate në banesën e saj. 

Ndërkohë dyshohet për persona të afërm më familjen, të cilët kanë ndihmuar grabitësit. Banorë të zonës shprehen për familjen Laze si një nga familjet më model. Laze më parë ka qenë edhe punonjës i Tatim-taksave në qytet dhe nuk ka pasur probleme. Çifti është pronar i furrës së bukës “Laze” me disa pika në Tiranë.

Petrit Laze jo vetëm që është qëlluar me armë zjarri por është goditur me sende të forta. Edhe pse ka pasur një numër të lartë të personave të shoqëruar ende nuk është konfirmuar gjetja e autorit. Anëtarët e familjes Laze edhe punëtorët janë marrë në pyetje”, raporton gazetari Qosja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco