Si u plagos çifti në Tiranë dhe cila është gjendja e tyre shëndetësore

Si u plagos çifti në Tiranë dhe cila është gjendja e tyre shëndetësore

08:44, 20/01/2020
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri tronditi dje Tiranën. Zyrtarisht, Policia njoftoi se një çift bashkëshortësh ishin plagosur nga dy persona të paidentifikuar, që dyshohet se kanë hyrë për të grabitur. Burime konfirmuan dje se personat që ranë pre e grabitjes janë çifti Afërdita dhe Petrit Laze, të cilët janë pronarë edhe të një furrë buke pranë banesës së tyre.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, kur çifti Laze ka dëgjuar që në banesën e tyre ka hyrë dikush. Pasi personat janë konstatuar nga bashkëshortët, njëri prej tyre ka qëlluar, duke i lënë të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në Allias, ndërsa Policia tha se janë ngritur pika kontrolli në zonën përreth. Deri në orët mbrëmjes së djeshme, identifikimi i dy personave që kanë hyrë në banesë nuk u bë e mundur, ndërsa hetimet janë përqendruar në ndonjë gjurmë që mund të kenë lënë atje.

Çifti i bashkëshortëve ndodhen në Spitalin e Traumës, kur gjatë mbrëmjes së djeshme iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale. [ngjarja]

Afërdita ka marrë një plumb në kofshë dhe është në gjendje më të mirë, ndërsa burri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje më të rëndë.

Ata mësohet se janë nga Skrapari dhe prej vitesh jetojnë në Tiranë, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Çifti Laze janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco