Dëshmitarja kryesore/ Policia merr në pyetje vajzën e çiftit që u plagos nga maskat

Dëshmitarja kryesore/ Policia merr në pyetje vajzën e çiftit që u plagos nga maskat

23:14, 19/01/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka marrë në pyetje vajzën e çiftit të biznesmenëve që mbetën të plagosur mbrëmjene sotme gjatë një tentative grabitjeje në banesën e tyre.

Dejzi Laze, 17 vjeçe, dyshohet se është dëshmitarja kryesore e ngjarjes pasi në momentin e përplasjes ka qenë së bashku me prindërit e saj, Petrit dhe Afërdita.

Këta të fundit po i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës pasi janë në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, grabitësit kanë pasur informacion se nuk do të kishte njerëz në banesë, por u diktuan më pas nga të zotët e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "Njazi Meka", rreth orës 21:40, ndërsa krismat janë dëgjuar në të gjithë zonën duke krijuar panik edhe tek banorët e tjerë. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco