Syri.net siguron foton e çiftit të biznesmenëve që u plagosën nga grabitësit

Syri.net siguron foton e çiftit të biznesmenëve që u plagosën nga grabitësit

23:01, 19/01/2020
A+ Aa A-

Syri.net siguron fotot e çiftit të biznesmenëve me origjinë nga Skrapari që u plagosën mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ata janë Petrit Laze 60-vjeç dhe Aferdita Laze.

Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, ndërsa burri ndodhet në gjendje më të rëndë. Bluzat e bardha pohojnë se 60-vjeçari është qëlluar me armë në bark.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 21:40, në rrugën Njazi Meka, në zonën e Alliasit në kryeqytet, ku në banesën e çiftit Laze u futën persona të maskuar.

Sipas policisë, njëri prej grabitlësve sapo është pikasur nga pronarët ka qëlluar duke i lënë të dy të plagosur.

Uniformat blu kanë shoqëruar deri tani 15 persona, por pa mundur të gjejnë dot autorët e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme. /SYRI.net 

Petrit dhe Afërdita Laze:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco