Ja kush është çifti i bashkëshortëve biznesmenë të plagosur në Tiranë

Ja kush është çifti i bashkëshortëve biznesmenë të plagosur në Tiranë

22:53, 19/01/2020
A+ Aa A-

Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se çifti prej vitit 1995 jeton në Tiranë, janë me origjinë nga Skrapari dhe se prej sa kohësh jetojnë në kryeqytet ushtrojnë biznesin e tyre.

Ndërkohë, sipas asaj që mëson Syri.net, çifti ka në pronësi furrën e bukës "Laze".

Sipas policisë, një nga grabitësit ka qëlluar sapo është pikasur nga çifti, ndërsa mësohet se ka patur edhe përleshje fizike mes tyre.

Deri tani policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por pa mundur të zbulojë autorët.

Çifti Laze u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës nga ku raportohet se vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/01/2020 23:18

A nuk ka gaz helmues gjeneral llesh leshi për këta kriminelë? Është bërë Shqipëria në kohë "paqe" më keq se Siria në kohë lufte. Përse nuk e dërgoni në Siri gjeneralin?

Shto koment

Denonco