Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Plagosja e çiftit në Tiranë/ Policia jep detaje të reja

Plagosja e çiftit në Tiranë/ Policia jep detaje të reja

22:33, 19/01/2020
A+ Aa A-

Dy persona, çift bashkëshortësh, janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në banesën e çiftit. Të plagosurit janë çifti i bashkëshortëve me inicialet P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa burri raportohet se ndodhet në gjendje më të rëndë në spital.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Pas marrjes së njoftimit policia ka mbërritur duke nisur hetimet. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”,  2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka  qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L  dhe  A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje  dhe ka ngritur pika kontrolli.

Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gupi hetimor vijon punën p?r sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco