Kërcet arma në Tiranë/ Plagosen rëndë brenda banesës së tyre çifti i bashkëshortëve

Kërcet arma në Tiranë/ Plagosen rëndë brenda banesës së tyre çifti i bashkëshortëve

22:10, 19/01/2020
A+ Aa A-

Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Njazi Meka’.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Traumës pasi gjendja e tyre shëndetësore paraqitet kritike për jetën.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një banese dhe shkak dyshohet një konflikt, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Nuk dihet ende identiteti i tyre, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet.

Lajm në vazhdim...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco