Drejtonin mjetin në gjendje të dehur/ Dy të arrestuar në Berat

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur/ Dy të arrestuar në Berat

19:02, 19/01/2020
A+ Aa A-

Nga ana e Strukturave të Policisë Rrugore, në vijim të punës për sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, gjatë kontrollit të ushtruara prej tyre, janë konstatuar dy shtetas të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur. 

Nga ana e forcave policore,u bë i mundur arrestimi i shetasve:

P.T, 36 vjeç, banues në Urë Vajgurore Berat. Ai është kapur në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Protoduar", në gjendje të dehur në masën 1.06 mg/l alkool.

E.H ,27 vjeç,banues në Kuçovë, i cili është kapur ne vendin e quajtur "Karburanti Merko’’ në Berat, në gjendje të dehur, në masën 0.59 ml/l alkool.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, neni 291 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco