Dhunohet dhe grabitet kambisti në Durrës/ Babai i dëshmitarit të mbrojtur në çështjen 'Shullazi'

Dhunohet dhe grabitet kambisti në Durrës/ Babai i dëshmitarit të mbrojtur në çështjen 'Shullazi'

17:54, 19/01/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

Siç raportohet, në lagjjen nr.13 të qytetit bregdetar është dhunuar dhe më pas grabitur kambisti Naim Musai.

Grabitësit kanë mundur ti marrin 250 euro dhe 1,5 milion lekë të vjetra.

Sipas vetë të dhunuarit, grabitësit kanë qenë të maskuar dhe nuk ka mundur ti identifikojë. 

Ai ka përfunduar me dëmtime në kokë, fytyrë dhe trup, ndërsa kambisti në fjalë është babai i dëshmitarit të mbrojtur në çështjen "Shullazi".

Bëhet fjalë për Besnik Musain, ish-shoferin e biznesmenit Ylvi Beqja. 

Në fillim të procesit gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë si Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Gilmando Dani, familja e dëshmitarit të mbrojtur u vu në mbrojtje nga Policia e Shtetit, për shkak të deklarimeve në gjyqin kundër këtyre personave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco