VIDEO/ Arrestohet 'skifteri' i makinave luksoze, ja ku i ç'montonte

VIDEO/ Arrestohet 'skifteri' i makinave luksoze, ja ku i ç'montonte

15:08, 19/01/2020
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar nga Durrësi, i cili vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në qytetin bregdetar të Durrësit, është prangosur nga Policia Rrugore e Elbasanit pas pas 30 minutash ndjekjeje.

"Policia Rrugore e Elbasanit, pas njoftimit të marrë se një mjet tip “Benz ML”, prodhim i fundit ishte vjedhur në Elbasan, tek Ura e Shkumbinit, ka organizuar patrullat që kryenin shërbim në akset rrugore dhe janë vënë në kërkim të mjetit, duke e konstatuar mjetin që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit, për t’u larguar në drejtim të Durrësit. Patrullat e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vënë në ndjekje dhepas afro 30 minutash, në Bradashesh, njëra nga Patrullat e Policisë Rrugore bëri të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin që e kishte vjedhur".

Drejtuesi i mjetit, A. P, së bashku me mjetin janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimit u bë arrestimi në flagrancë.

"Ky shtetas, në lagjen “Shënkoll”, në orët e mbrëmjes ka vjedhur mjetin tip “Benz ML”, në pronësi të shtetasit E. Ç".

Gjithashtu, nga veprimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M., banues në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti.

Vijojnë veprimet në bashkëpunim me DVP Durrës e Tiranë, pasi ky shtetas dyshohet se ka vjedhur edhe disa mjete të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi19/01/2020 18:09

Kta duhet ti kalbesh ne burg deri sa te behen 60 vjec pastaj ta lesh te lire dhe ti thuash shko ble panolina se mos dhitesh ne brek

Shto koment

Denonco