FOTO/ Parashikimi, ja si ndryshon moti në 5 ditët e ardhshme

FOTO/ Parashikimi, ja si ndryshon moti në 5 ditët e ardhshme

11:50, 19/01/2020
A+ Aa A-

Sot po kalojmë një ditë me reshje lokale shiu dhe dëbore në zonat malore.

E gjitha kjo, ishte ndërprerje e shkurtër e ditëve me diell.

Java që pritet të nisë, do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare.

Më të përqendruara vranësirat, do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar.

Aty ku temperaturat do të jenë negative, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.

Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut e lehtë.

Gjatë së hënës e të enjtes mesatare në brigjet detare.

Deti pak i valëzuar e ditën e enjte i trazuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco