‘Range Rover-i’ i djegur dyshohet se u përdor në pengmarrjen e ... Foto ilustruese

‘Range Rover-i’ i djegur dyshohet se u përdor në pengmarrjen e ...

11:42, 19/01/2020
A+ Aa A-

Një automjet ‘Range Rover’ është gjetur i djegur në Shkallnur të Durrësit. Mësohet se mjeti është gjetur në datë 17, ndërsa lajmi është bërë i ditur sot për mediat.

Mjeti i bardhë, pa targa, është sekuestruar nga policia ndërsa po verifikohet numri i shasisë për të zbuluar se kujt i përket ai.

Nuk dihet ende nëse kjo makinë e braktisur dhe e djegur mund të ketë lidhje me pengmarrjen  e Jak Prengës, që ndodhi në Kamëz të premten.

Aktualisht po verifikohen të gjitha karakteristikat e mjetit të kapur në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi pengmarrja dhe ato te mjetit te djegur.

Rreth orës 11:44 të së premtes, në rrugën ‘London’, dy persona të maskuar pasi kanë dhunuar 49-vjeçarin Prenga, e kanë marrë atë forcërisht ne makinë.

Që prej këtij momenti, deri me tani nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco