'Nikollaqi mori pesë plumba, ai në kokë...'/ Mjekët tregojnë gjendjen e të plagosurve sot në Vlorë

'Nikollaqi mori pesë plumba, ai në kokë...'/ Mjekët tregojnë gjendjen e të plagosurve sot në Vlorë

22:34, 18/01/2020
A+ Aa A-

Bluzat e bardha kanë dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të dy personave që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mjekët thonë se Nikollaq Çepaj është dërguar në spital në gjendje shëndetësore të rënduar. 36-vjeçari ka marrë  5 plumba, në kokë, në legen dhe në shpinë.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze për shkak të plumbit  në kokë. Ai i është nënshtruar  një ndërhyrjeje të kirurgjikale dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërsa 27-vjeçari  Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditene  sotme në lagjjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës. Objektiv mësohet se ka qenë Nikollaq Çepaj, i cili kishte 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Ai akuzohet për ngjarje të rëndë. Policia ka blinduar hyrjet dhe daljet në qytetin e Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco