Transportohet me urgjencë drejt Tiranës një prej të plagosurve në Vlorë

Transportohet me urgjencë drejt Tiranës një prej të plagosurve në Vlorë

21:39, 18/01/2020
A+ Aa A-

Në fshatin Cerkovinë, në aksin që lidh Vlorën me Fierin është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve të plagosjes së dy personave.

Makina ka targa AA 918 OU, ndërsa brenda është gjetur edhe arma kallashnikov. 

Sipas informacioneve të Syri.net dhe Syri TV, një prej të plagosurve, konkretisht Nikollaq Çepaj është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Gjendja e tij është e rënduar për shkak të plagëve të rënda në kokë dhe trup.

Nga atentati i sotëm në lagjen "Bashkimi" mbetën të plagosur Roland Çepaj dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar  per plagosje në qershor të 2019.

Janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe  arrestimin e autorëve. /Syri.net

Ja çfarë u gjet në makinën e shkrumbuar të atentatorëve:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco