Në makinën e shkrumbuar gjendet kallashnikovi, ja si autori e ndoqi në errësirë objektivin e atentatit

Në makinën e shkrumbuar gjendet kallashnikovi, ja si autori e ndoqi në errësirë objektivin e atentatit

21:22, 18/01/2020
A+ Aa A-

Nikollaq Çepaj (Taullaraj) ka qenë duke pirë kafe me kunatin  e tij Ronald Çepaj dhe persona të tjerë në një lokal në rrugën Transballkanike, kur është qëlluar me armë kallashnikov nga jashtë objektit.

Autori mësohet se e ka survejuar për një kohë të gjatë Çepajn që kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu, ku qëndronte për një plagosje të kryer në maj të vitit 2018.  

Autori e ka monitoruar me kujdes viktimën e tij, duke pritur me momentin që të bjerë errësira.

Pasi ka kaluar përpara lokalit, autori ka ulur xhamin dhe më pas ka lëshuar një breshëri kallashnikovi drejt tavolinës ku ndodhej objektivi dhe personat e tjerë, ku njëri nga plumbat ka kapur edhe kunatin i tij.

Pas ngjarjes autorët janë larguar drejt aksit Vlorë-Fier ku kanë djegur edhe makinën, duke lënë brenda edhe armën e zjarrit tip kallashnikov.

Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë i pamaskuar, me mjekër dhe kapele.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco