VIDEO/ Me pistoletë në makinë, si u arrestua në vitin 2018 objektivi i atentatit të sotëm në Vlorë

VIDEO/ Me pistoletë në makinë, si u arrestua në vitin 2018 objektivi i atentatit të sotëm në Vlorë

20:45, 18/01/2020
A+ Aa A-

Nikollaq Çepaj (Taullaraj), me shumë gjasa objektivi i atentatit të mbrëmjes së sotme në Vlorë, kishte vetëm tri ditë që ishte liruar nga burgu për një plagosje që kishte kryer më 16 maj 2018 në lagjen ‘Pavarësia’ në një lokal ndaj shtetasit Eraldo Lazaj.

Çepaj pas ngjarjes u shpall në kërkim, ku ndalimi i tij u bë I mundur vetëm pas tri javësh, siç shikohet edhe në videon e vënë në dispozion nga vetë Policia e Shtetit.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike të arrestimit, Çepajt iu gjet në makinë edhe një armë tip pistoletë, që dyshohet se ishte përdorur gjatë plagosjes.

Nuk ka ende informacion se si ka mundur Çepaj të lirohet kaq shpejt nga burgu për një ngjarje të tillë.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco