Qëlloi me armë kundër RENEA-s, kush është pronari i parcelave me hashash që fshihej në Vlorë

Qëlloi me armë kundër RENEA-s, kush është pronari i parcelave me hashash që fshihej në Vlorë

19:59, 18/01/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Xhevahir Jonuzit ditën e sotme në Vlorë ku gjatë operacionit ka pasur edhe shkëmbim zjarri me armë mes RENEA-s dhe të dënuarit me 25-vite burg për vrasje.

Mësohet se Jonuzi ka qëlluar me një pistoletë “TT” në drejtim të efektivëve ndërsa si kundërpërgjigje ka marrë dy plumba, njërin në këmbë dhe tjetri më lehtë në kofshë.

Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se ai ishte prej 6 muajsh në ndjekje ndërsa dyshohet si posedues i parcelave të hashashit në zonën e Novoselës.

Të njëjtat burime pohojnë se fshihej në fshatin e lindjes, Hoshtimë nga policia por edhe në qytetin e Vlorës.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco